
Sidnej është tronditur sërish nga një tjetër sulm me thikë ku agresori ka hyrë në një kishë dhe ka sulmuar besimtarët dhe peshkopin.
Peshkopi dhe besimtarët u sulmuan me thikë në kishën Christ The Good Shepherd në Uakeley, pak pas orës 19:00 të së hënës.
Pamjet tregojnë momentin kur një burrë shkon te peshkopi para se ta godasë me thikë në fytyrë dhe në trup. Dyshohet se sulmuesi është bllokuar nga besimtarët të cilët nuk e kanë lejuar të largohet.
Kjo ngjarje ka ndodhur në më pak se 48 orësh pas goditjes me thikë të shtunën në qendrën tregtare ku mbetën 6 të vdekur dhe disa të plagosur.
Lini një Përgjigje