Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka vizituar vendin e zjarrit vdekjeprurës. Duke folur me gazetarët, ai konfirmoi se gjashtë italianë rezultojnë të zhdukur dhe 13 të plagosur, tre prej të cilëve nuk janë identifikuar për shkak të lëndimeve të tyre të rënda.
Kujtojmë se viktima e parë e flakëve është një golfist italian 17-vjeçar, Emanuele Galeppini, i cili u emërua nga Federata Italiane e Golfit.
Duke dalë nga bari dukshëm i prekur ai e quajti këtë një tregjedi.
“Është një tragjedi. Unë jam baba dhe gjysh, kështu që mund ta kuptoj se çfarë po ndjen një prind tani", tha Tajani.
Tajani kritikoi gjithashtu sigurinë e barit, duke thënë se përdorimi i fishekzjarrëve të vegjël në bar ishte "i papërgjegjshëm".
"Kjo situatë sigurie ishte e tmerrshme. Kemi parë disa pamje dramatike. Natyrisht, diçka nuk funksionoi. Do të jenë gjyqtarët ata që do të kryejnë hetimin dhe do të ndajnë përgjegjësinë", shtoi ai.
Ai shtoi se prokurorët zviceranë kishin bërë tashmë "dhjetëra intervista" si pjesë e hetimit të tyre dhe Italia po ofronte burime për të ndihmuar me reagimin.
Lini një Përgjigje