
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku në tentativë për të shpëtuar djalin e tij 4-vjeçar i cili ra nga ballkoni, i ati bie së bashku me të.
Ky i fundit ndërroi jetë pasi ra nga kati i 6-të i pallatit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 me orën lokale në një pallat në Via Ausonia.
Sipas La Repubblica, 38-vjeçari ishte profesor i Inxhinierisë në Universitetin e Palermos, vdiq pasi mbërriti në spital.
Djali 4-vjeçar ka shpëtuar mrekullisht dhe ndodhet i shtruar në spitalin "Cervello".
4-vjeçari është lënduar dhe ka marrë plagë në pjesë të trupit.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lini një Përgjigje