TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Maj 2026, 18:34

Thellohet përçarja SHBA-BE, Trump vendos 25 për qind tarifa për automjetet europiane

Shkruar nga Pamfleti

Thellohet përçarja SHBA-BE, Trump vendos 25 për qind tarifa

Përçarja mes SHBA-së dhe BE-së sa vjen dhe po bëhet edhe më e madhe. Pas deklaratave nga presidenti amerikan se SHB-ja do të tërheqë trupat e saj nga vende si Gjermania, Spanja dhe Italia, një tjetër goditje ka ardhur në aspektin ekonomik.  

Pak minuta më parë, Trump me anë të një postimi në platformën “TruthSocial”, deklaroi se do të aplikojë tarifa prej 25 për qindësh për makinat dhe kamionët që eksportohen nga BE-ja në SHBA. Trump tha se vendet e BE-së kanë shkelur marrëveshjen e arritur muaj më parë dhe për këtë ai ka vendosur të marrë këtë vendim. 

Trump shtoi më tej se nëse europianët duan që të shesin prodhimet e tyre në SHBA, do duhet që të hapin fabrikat në Amerikë. 

“Kam kënaqësinë të njoftoj se, bazuar në faktin se Bashkimi Evropian nuk po i përmbahet Marrëveshjes sonë të Tregtisë të dakordësuar plotësisht, javën tjetër do të rris tarifat e ngarkuara ndaj Bashkimit Evropian për makinat dhe kamionët që hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Tarifa do të rritet në 25%. Është plotësisht e kuptueshme dhe e dakordësuar që, nëse ata prodhojnë makina dhe kamionë në fabrikat e SHBA-së, NUK DO TË KETË TARIFË. Shumë fabrika automobilash dhe kamionësh janë aktualisht në ndërtim e sipër, me mbi 100 miliardë dollarë të investuara, NJË REKORD në historinë e prodhimit të makinave dhe kamionëve. Këto fabrika, të pajisura me punëtorë amerikanë, do të hapen së shpejti. Nuk ka pasur kurrë diçka të ngjashme me atë që po ndodh në Amerikë sot! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje. Presidenti DONALD J. TRUMP”, shkroi Trump.  

shba be

Lini një Përgjigje