
Presidenti rus Vladimir Putin duke folur nga në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg ka njoftuar se Rusia ka transferuar armët e para bërthamore në Bjellorusi.
“Armët e para bërthamore u dorëzuan në territorin e Bjellorusisë. Kjo është pjesa e parë. Por deri në fund të verës, deri në fund të vitit do ta përfundojmë këtë punë”, tha Putin.
Rusia kishte njoftuar planet për të instaluar disa armë bërthamore taktike në Bjellorusi nën kontrollin e saj muajin që lamë pas. Kjo është e para hera e parë që pas rënies së Bashkimit Sovjetik, armë të tilla po transferohen jashtë territorit të Rusisë.
Ky lajm do të rrisë tepër frikën në Evropë edhe për shkak t deklaratave të bëra nga lideri bjellorus, Lukashenko i cili tha se do t’i përdorte armët bërthamore pa hezitim, nëse dikush nga Evropa cenonte ose provokonte vendin e tij.
Lini një Përgjigje