Kina ka bërë tashmë deklarata zyrtare si një paralajmërim për shkeljet e kryera nga SHBA, vuri në dukje gjithashtu Ministria e Jashtme kineze në një deklaratë të lëshuar në faqen e saj zyrtare.
Ministria e Jashtme e Kinës "dënoi fuqishëm" deklaratën e SHBA për zgjedhjet në Tajvan, pasi Uashingtoni uroi Lai Ching-te për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në ishull, të cilin Pekini e konsideron një provincë kineze.
Sipas Ministrisë së Jashtme të Kinës, deklarata e SHBA-së dërgon një mesazh thellësisht të gabuar për forcat separatiste pro-pavarësisë së Tajvanit.
“Ne e dënojmë fuqishëm dhe e kundërshtojmë fuqishëm atë”, shtoi Ministria e Jashtme kineze në një deklaratë të lëshuar pasi Sekretari i Shtetit i SHBA-së uroi Lai Ching-te për fitoren e tij në zgjedhje.
Komentet e Blinken shkelin angazhimin e SHBA për të mbajtur vetëm lidhje kulturore, ekonomike dhe joformale me Tajvanin. Kina ka bërë tashmë deklarata zyrtare si një paralajmërim për shkeljet e kryera nga SHBA, vuri në dukje gjithashtu Ministria e Jashtme kineze në një deklaratë të lëshuar në faqen e saj zyrtare.
Instituti Amerikan në Tajvan gjithashtu njoftoi se një delegacion jozyrtar amerikan do të mbërrijë në Tajvan sot, një ditë pas zgjedhjeve presidenciale.
Ky komitet, i përbërë nga ish-këshilltari i SHBA-së për Sigurinë Kombëtare, Steven Hadley, ish-zëvendës sekretari i shtetit James Steinberg dhe presidentja e Institutit Amerikan në Tajvan, Laura Rosenberger, do të takohen të hënën "një grup figurash kryesore politike dhe do të përcjellë urimet e popullit amerikan për Tajvanin dhe për suksesin e zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin përkatës të lëshuar nga Instituti Amerikan në Tajvan.
Gjithashtu Tajvani i bëri thirrje udhëheqjes së Kinës që të respektojë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të fituara nga Lai Ching-te të shtunën, i cili premtoi të mbronte ishullin nga kërcënimet dhe frikësimet nga Pekini.
“Ministria e Punëve të Jashtme u bën thirrje autoriteteve të Pekinit të respektojnë rezultatet e zgjedhjeve, të pranojnë realitetin dhe të ndalojnë shtypjen e Tajvanit”, tha ministria tajvaneze në një deklaratë.
Kujtohet se Lai Ching-te dje ka festuar fitoren e tij zgjedhore duke lënë mesazhe të qarta ndaj Pekinit, të cilin e ka paraqitur si “autoritar” dhe e ka akuzuar atë për “përpjekje për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve”.
"Tajvani është Tajvani i Kinës. Pavarësia e Tajvanit është e papajtueshme me paqen në ngushticën e Tajvanit dhe është kundër interesave dhe mirëqenies së popullit tajvanez", tha Pekini, përmes një deklarate, "duke u përgjigjur" ndaj presidentit të sapozgjedhur.
“Ky rezultat zgjedhor nuk do të parandalojë ribashkimin e pashmangshëm me Kinën", tha Chen Binghua, një zëdhënës i zyrës kineze përgjegjës për marrëdhëniet me Tajvanin. /Përshtati "Pamfleti" nga "Reuters"
Lini një Përgjigje