TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Janar 2024, 08:41

Sulmet ndaj rebelëve Houthi, ministri britanik: Ishim të detyruar!

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet ndaj rebelëve Houthi, ministri britanik: Ishim të detyruar!

SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar vijuan edhe ditën e djeshme me sulmet ndaj objektivave të rebelëve Houthi në Jemen. Sekretari i jashtëm britanik, Cameron tha se Mbretëria e Bashkuar nuk kishte “zgjidhje” tjetër përveçse të ndërmerrte veprime ushtarake kundër Houthis.

Në një koment në Telegraf, Cameron i përshkroi sulmet si “proporcionale dhe të ligjshme”, raporton SkyNews

Cameron tha se Mbretëria e Bashkuar kishte paralajmëruar disa herë rebelët Houthi përpara se t’i bashkohej sulmeve të udhëhequra nga SHBA gjatë kësaj javë, ndërsa paralajmëroi se çmimet do të rriteshin në Mbretërinë e Bashkuar nëse Houthis do bllokonin rrugë të rëndësishme tregtare.

Nëse Houthi-t e bllokojnë kalimin e anijeve, zinxhirët jetik të furnizimit kërcënohen dhe çmimet do të rriten në Britani dhe në mbarë globin. Ne do të punojmë me aleatët. Ne gjithmonë do të mbrojmë lirinë e lundrimit. Dhe, më e rëndësishmja, ne do të jemi të përgatitur të mbështesim fjalët me veprime”, tha ai.

Grupi pro-Hamasit ka sulmuar anijet në Detin e Kuq. Sulmet e tyre ndaj anijeve mallrash, disa prej të cilave nuk kanë lidhje të qartë me Izraelin, kanë bërë që kompanitë e mëdha të transportit detar t’i devijojnë anijet larg Detit të Kuq, në vend të kësaj të marrin një rrugë më të gjatë rreth Afrikës Jugore.

houthi jemen cameron britani shba

Lini një Përgjigje