TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Shkurt 2024, 15:39

Situatë alarmante në Gaza, OKB: 10 për qind e fëmijëve nën 5 vjeç vuajnë nga kequshqyerja, një pjesë po hanë bar!

Shkruar nga Pamfleti

Situatë alarmante në Gaza, OKB: 10 për qind e fëmijëve

Organizata humanitare ActionAid raportoi se disa njerëz në Gaza po hanë bar.

Organizata e Kombeve të Bashkuara kanë ngritur alarmin për situatën në Gaza. Sipas shifrave zyrtare pothuajse një në 10 fëmijë nën moshën pesë vjeç në Gaza vuajnë nga kequshqyerja akute, gjë që i atribuohet në masë të madhe luftës së Izraelit kundër udhëheqësve të Hamasit në enklavë.

Furnizimi me ushqim nga i cili varet Gaza ka rënë ndjeshëm nga nivelet e paraluftës dhe punonjësit e ndihmave po raportojnë shenja të qarta urie, veçanërisht në zonat në Gazën veriore dhe qendrore që janë goditur më rëndë nga lufta e Izraelit kundër Hamasit që nga 7 tetori.

9.6 për qind e fëmijëve janë të keq ushqyer, një normë rreth 12 herë më e lartë se nivelet e paraluftës, sipas një shënimi nga zyra e çështjeve humanitare të OKB-së (OCHA).

Në Gazën veriore, shifra është 16.2 për qind, ose një në gjashtë. Në javët e fundit, turma njerëzish të uritur kanë bastisur kamionët me ushqime para se të mbërrijnë në spitalet, sipas raportimeve të punonjësve të ndihmës. Organizata humanitare ActionAid raportoi se disa njerëz në Gaza po hanë bar.

Çdo person në Gaza është i uritur tani dhe bota ka vetëm 1,5 deri në 2 litra ujë çdo ditë për të plotësuar të gjitha nevojat e tyre. Unë dhe fëmijët e mi nuk kemi pasur fruta apo perime për të ngrënë për muaj të tërë dhe njerëzit po vriten duke u përpjekur të marrin ushqime nga  kamionët e ndihmave që mbërrijnë nga Kombet e Bashkuara”, tha në një deklaratë.

Ndërkohë, rreth 15 për qind e grave shtatzëna ishin të keq ushqyera, duke përmendur gjithashtu rritje të anemisë.

gaza okb

Lini një Përgjigje