
Vullkani më i madh i Islandës shpërtheu të hënën në jugperëndim të vendit, duke nxjerrë llavë dhe tym, pas javësh aktiviteti intensiv tërmetesh. Shpërthimi në gadishullin Reykjanes filloi rreth orës 22:00, pas një tërmeti, tha në një deklaratë Zyra Meteorologjike Islandeze.
Zyra raportoi se shpërthimi ndodhej afër Hagafell, rreth 3 kilometra në veri të qytetit të Grindavík. Në një deklaratë të martën, qeveria e Islandës tha se pjesa e çarjes është pothuajse 4 kilometra e gjatë. Siç raportohet, ky është shpërthimi i katërt në zonë që nga viti 2021 dhe më i madhi deri më tani.

Nga frika e shpërthimit të vullkanit, autoritetet muajin e kaluar evakuuan afro 4,000 banorë të qytetit të peshkimit Grindavik dhe mbyllën banjën gjeotermale të Blue Lagoon aty pranë. Aeroporti Ndërkombëtar Keflavik i Reykjavikut mbetet i hapur, megjithëse me vonesa të shumta.

“Megjithëse shpërthimi nuk pritet të ndikojë në zonat e populluara, po lëshon gazra të konsiderueshëm toksikë. Njerëzit këshillohen që të mos vizitojnë vendin e shpërthimit, ndërsa shkencëtarët po vlerësojnë situatën”, tha Bordi Turistik Islandez.

Lini një Përgjigje