
Përmbytje të tjera kanë goditur rajonin e Girona-s në verilindje të Spanjës, duke përfshirë rreth 30 makina në qytetin e Cadaqués, sipas raportimeve të mediave spanjolle.
Videot e publikuara në mediat sociale tregojnë grumbuj makinash të dëmtuara në një urë pasi një përrua doli nga shtrati.
Përmbytjet e fundit vijnë një javë pas pjërmbytjeve shkatërruese që goditën Valencian, ku mbi 200 persona humbën jetën. Fatkeqësia shkaktoi zemërim te banorët për moslëshimin e emergjencës më herët.
Tre ditë më parë qeveria qendrore e Spanjës miratoi një paketë lehtësimi prej 10.6 miliardë eurosh për 78 komunitete të prekura nga përmbytjet.
Të tjera përmbytje në Spanjë, momenti kur uji merr para dhjetëra makina pic.twitter.com/Zd3TxPxCUV
— Gazeta Tema (@GazetaTema) November 8, 2024
Lini një Përgjigje