
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant tha se Izraeli po koordinon ngushtë me Shtetet e Bashkuara ndërsa përgatitet për të t’iu përgjigjur sulmit të pak ditëve më parë të Iranit, por theksoi se vendimi në fund do të merret nga vetë ata.
Edhe pse SHBA e ka bërë të qartë se kundërshton një sulm ndaj objekteve bërthamore iraniane, Gallant tha se Izraeli nuk ka përjashtuar asnjë nga opsionet e tij.
“Gjithçka është në tavolinë. Izraeli ka aftësi për të goditur objektiva afër dhe larg, ne e kemi vërtetuar këtë. Ne do t’i përgjigjemi në mënyrë të përshtatshme sulmit iranian. Ne nuk do të rrimë duarkryq dhe as komuniteti ndërkombëtar nuk duhet”, tha Gallant, i cili do të takohet me Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA Lloyd Austin të mërkurën për të koordinuar mbi kërcënimet nga Irani dhe përfaqësuesit e tij.
Gallant është bërë një nga bashkëbiseduesit kryesorë të Izraelit me SHBA-në, duke folur shpesh me Austin dhe zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë.
Ai u takua gjithashtu të dielën me gjeneralin Michael Erik Kurilla, kreun e Komandës Qendrore të SHBA, për të diskutuar kundër hakmarrjes së planifikuar të Izraelit kundër Iranit.
Lini një Përgjigje