TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Shkurt 2025, 10:49

Rusia sulm me dron në Çernobil, Zelensky publikon pamjet (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Rusia sulm me dron në Çernobil, Zelensky publikon pamjet (Video)
Çernobili

Një shpërthim i fortë ka ndodhur gjatë natës në vendin e centralit bërthamor të Çernobilit, ka njoftuar mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) deklaroi se një zjarr filloi pas shpërthimit.

Deri më tani nuk raportohet për viktima.

“Nivelet e rrezatimit brenda dhe jashtë mbeten normale dhe të qëndrueshme. IAEA vazhdon të monitorojë situatën”, shtoi agjencia.

Së fundmi, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndau detaje për atë që ndodhi.

Zelensky tha se një dron sulmues rus me një kokë me eksplozivë goditi vendin.

Ai tregoi se ka pasur dëme “të konsiderueshme” në strehën që e ruan reaktorin, por nivelet e rrezatimit nuk janë rritur dhe janë duke u monitoruar vazhdimisht.

 

Çernobili

Lini një Përgjigje