TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Nëntor 2025, 14:31

Rriten tensionet mes Varshavës dhe Moskës, turma sulmon ambasadorin e Polonisë në Rusi 

Shkruar nga Pamfleti

Rriten tensionet mes Varshavës dhe Moskës, turma sulmon ambasadorin e

Ambasadori polak në Rusi, Krzysztof Krajeëski, u sulmua në Shën Petersburg.

Për fat të mirë ai shpëtoi pa u lënduar, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Shërbimit të Mbrojtjes së Shtetit të Polonisë (SOP). Incidenti, më i rëndë nga sulmet e tilla në vitet e fundit, u konfirmua nga Ministria e Jashtme polake.

Sipas gazetës Gazeta ëyborcza, Krzysztof Krajeëski ishte në Shën Petersburg për t’u takuar me diasporën polake vendase, për shkak të përvjetorit të Pavarësisë së Polonisë. Gjatë vizitës, kur po shkonte në kishë, ambasadori u rrethua nga një grup “aktivistësh” që bërtisnin slogane anti-ukrainase.

Grupi i aktivistëve filloi ta mallkonte ambasadorin dhe u përpoq ta godiste, por burrat e sigurisë reaguan menjëherë dhe e penguan atë të lëndohej.

Sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Jashtme polake, “ishte sulmi më serioz i këtij lloji në shumë vite dhe vetëm ndërhyrja e rojeve parandaloi rrahjen e ambasadorit”.

Qeveria polake shprehu mosmiratimin e saj për sulmin dhe “agresivitetin” e grupit të protestuesve.

rusia polonia

Lini një Përgjigje