TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Gusht 2024, 20:08

Rrëzohet avioni me pasagjerë në Brazil, dalin pamjet tronditëse të momentit kur bie pranë zonës së populluar

Shkruar nga Pamfleti

Rrëzohet avioni me pasagjerë në Brazil, dalin pamjet

Një avion pasagjerësh është rrëzuar në Sao Paulo të Brazilit, raportojnë mediat lokale.

Nuk është ende e qartë se sa njerëz ishin në bord, por avioni ka kapacitet për të transportuar 68 persona.

Trupat lokale të zjarrfikësve konfirmuan se avioni ra në qytetin e Vinhedo, por nuk dhanë më shumë detaje.

Televizioni brazilian GloboNews tregoi pamjet e një zone të madhe në zjarr dhe tym që dilte nga trupi i avionit. Ndërsa, pamjet shtesë në GloboNews treguan një avion që lëvizte poshtë vertikalisht, teksa binte.

Lini një Përgjigje