TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Shtator 2023, 21:25

Rivendosja e marrëdhënieve SHBA-Kinë, këshilltari i Sigurisë në Shtëpisë e Bardhë takohet me Ministrin e Jashtëm kinez

Shkruar nga Pamfleti

Rivendosja e marrëdhënieve SHBA-Kinë, këshilltari i

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan është takuar me Ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi në Maltë këtë fundjavë.

Lajmi është konfirmuar si nga Pekini ashtu edhe nga Uashingtoni, ndërsa dy ekonomitë më të mëdha të botës kërkojnë të stabilizojnë marrëdhëniet e trazuara.

Sipas deklaratave të veçanta të dielën nga Shtëpia e Bardhë dhe Ministria e Jashtme e Kinës, të dy palët zhvilluan bisedime “të sinqerta, thelbësore dhe konstruktive” gjatë disa takimeve të mbajtura më 16 dhe 17 shtator.

Takimi i Sullivan me Wang ishte i fundit në një seri diskutimesh të nivelit të lartë midis zyrtarëve amerikanë dhe kinezë që mund të hedhin bazat për një takim të Presidentit Joe Biden dhe Presidentit kinez Xi Jinping më vonë këtë vit.

Sullivan u takua për herë të fundit me kryediplomatin Wang në Vjenë në muajin maj. Ministria e Jashtme e Kinës tha se të dyja palët ranë dakord të vazhdojnë kontaktet e nivelit të lartë dhe të zhvillojnë bisedime dypalëshe mbi çështjet e Azi-Paqësorit, çështjet detare dhe politikën e jashtme.

Ndërkohë që Shtëpia e Bardhë shtoi se të dyja palët “u angazhuan për të vazhduar këtë kanal strategjik të komunikimit dhe për të vazhduar angazhimin dhe bisedimet shtesë të nivelit të lartë në fushat kryesore në muajt e ardhshëm”.

shba shtëpia e bardhi

Lini një Përgjigje