TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Mars 2026, 18:10

Qeveria u shpall luftë karteleve në Ekuador, mobilizon 75 mijë policë dhe ushtarë

Shkruar nga Pamfleti

Qeveria u shpall luftë karteleve në Ekuador, mobilizon 75 mijë

Qeveria e Ekuadorit ka vendosur më shumë se 75 mijë policë dhe ushtarë në katër provinca të vendit ku dhuna e bandave kriminale është më intensive. Lajmi u konfirmua nga Ministria e Brendshme e Ekuadorit.

Operacioni përfshin provincat El Oro, Guayas, Los Ríos dhe Santo Domingo de los Tsáchilas, ku autoritetet kanë vendosur gjithashtu një shtetrrethim gjatë natës për të kufizuar lëvizjen e qytetarëve dhe për të forcuar kontrollin e sigurisë.

Ministri i Brendshëm, John Reimberg, u bëri thirrje banorëve të këtyre zonave të respektojnë masat e sigurisë.

“Jemi në luftë”, deklaroi ai, duke u kërkuar qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin rreziqet gjatë operacioneve të sigurisë.

Sipas BBC, që nga marrja e detyrës në nëntor 2023, presidenti Daniel Noboa ka ndërmarrë disa masa për të luftuar dhunën e lidhur me trafikun e drogës. Megjithatë, Ekuadori regjistroi një numër rekord vrasjesh në vitin 2025.

Autoritetet raportojnë se shkalla e vrasjeve është rritur me më shumë se 30 për qind midis viteve 2024 dhe 2025, pavarësisht shpalljes së përsëritur të gjendjes së jashtëzakonshme dhe operacioneve kundër organizatave kriminale.

Vendndodhja gjeografike e Ekuadorit, mes Kolumbisë dhe Perusë, dy nga prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në botë, me ka kthyer vendin në një pikë kyçe tranziti për trafikun e drogës. Vlerësohet se rreth 70 për qind e kokainës së prodhuar në këto dy vende kalon përmes territorit ekuadorian.

Ndërkohë, javën e kaluar Byroja Federale e Hetimit e SHBA-së (FBI) hapi zyrën e saj të parë në Ekuador, në kuadër të operacioneve të përbashkëta kundër trafikut të drogës.

Presidenti Noboa gjithashtu iu bashkua një aleance prej 17 vendesh të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që synon të luftojë kartelet kriminale në Hemisferën Perëndimore. Në një takim ndërkombëtar të zhvilluar në Mar-a-Lago, ish-presidenti amerikan Donald Trump i krahasoi bandat kriminale me “një kancer” dhe u bëri thirrje vendeve të rajonit të përdorin forcën ushtarake për t’i çrrënjosur ato.

qeveria ekuadori

Lini një Përgjigje