TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Shtator 2023, 16:03

Putin ultimatum gjeneralëve të tij dhe ministrit të Mbrojtjes: Kundërofensiva ukrainase të ndalet deri në fund të tetorit

Shkruar nga Pamfleti

Putin ultimatum gjeneralëve të tij dhe ministrit të Mbrojtjes:

Presidenti rus Vladimir Putin i ka kërkua gjeneralëve të tij që të ndalin kundërofensivën ukrainase deri në fund të tetorit dhe ka udhëzuar ministrin rus të mbrojtjes Sergei Shoigu që të përmirësojë situatën në terren.

Lajmi është bërë me dije në mediat ndërkombëtare të cilat citojnë një burim të brendshëm të Kremlinit.

“Putini thuhet se i dha ministrit rus të mbrojtjes Sergei Shoigu një afat prej një muaji deri në fund të tetorit 2023 për të përmirësuar situatën në vijën e frontit, për të ndaluar kundërofensivat ukrainase dhe për t’i bërë forcat ruse të rimarrin iniciativën për të nisur një operacion sulmues kundër një qyteti më të madh”, bën me dije Instituti  për Studimin e Luftës në një përditësim të të dhënave.

Ai tha se komanda ushtarake ruse ka të ngjarë të urdhërojë sulme të pamëshirshme me shpresën për të detyruar kundërofensiven ukrainase të arrijë kulmin, edhe me një kosto të lartë për aftësitë ushtarake ruse.

Rusia nisi të ashtuquajturin “operacion special ushtarak” në Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar, duke e futur fqinjin e saj nën një pushtim të plotë dhe duke shkaktuar mijëra të vdekur dhe duke zhvendosur miliona.

 

kundërofensiva ukrainë tetori

Lini një Përgjigje