TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Korrik 2024, 21:26

Putin i jep një “dorë” fushatës së Trump: I marr seriozisht planet për t'i dhënë fund luftës!

Shkruar nga Pamfleti

Putin i jep një “dorë” fushatës së Trump: I marr

I pyetur në lidhje me deklaratat e Trump se ai mund t'i jepte fund luftës në Ukrainë nëse fitonte zgjedhjet presidenciale, Putin tha se Rusia i merrte seriozisht deklaratat e ish-presidentit.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se ai dëshiron që Joe Biden të mbetet në krye të Shtëpisë së Bardhë, pas debatit që u zhvillua me ish-presidentin Donald Trump.

I pyetur nga një reporter i televizionit shtetëror nëse preferenca e tij e deklaruar publikisht për Bidenin kishte ndryshuar pas debatit, Putin tha: "Asgjë nuk ka ndryshuar".

"A nuk e dinim se çfarë mund të ndodhte? E dinim", shtoi presidenti rus.

Putin ka thënë disa herë se Joe Biden është më i preferuar nga Kremlini si presidenti i ardhshëm i SHBA sesa Trump, edhe pse Biden e quajti shefin e Kremlinit të çmendur.

Putin tha se kishte parë pjesë të debatit mes Bidenit dhe Trumpit, por shtoi se kishte angazhime të tjera. 

"Unë pashë disa fragmente, por unë nuk pash mjaft për të bërë dallime", tha ai.

I pyetur në lidhje me deklaratat e Trump se ai mund t'i jepte fund luftës në Ukrainë nëse fitonte zgjedhjet presidenciale, Putin tha se Rusia i merrte seriozisht deklaratat e ish-presidentit.

Fakti që Trump, si kandidat presidencial, deklaron se është gati dhe dëshiron të ndalojë luftën në Ukrainë, ne e marrim këtë plotësisht seriozisht”, tha ai.

Kjo deklaratë e Putin, mund t’i japë një shtysë të madhe në zgjedhje ish presidentit Donald Trump. Kjo pasi do të konfirmonte një nga premtimet e mëdha të Trump, asaj të dhënies fund të luftës në Ukrainë.

Megjithatë, Putin e bëri të qartë se Moska nuk do të shpallë një armëpushim në Ukrainë derisa Kievi të ndërmarrë hapa që janë "të pakthyeshëm" dhe të pranueshëm për Kremlinin.

Ai tha se ishte e kotë që Rusia të përpiqej t'i drejtohej parlamentit ukrainas kur ishte fjala për idetë e Moskës për t'i dhënë fund konfliktit midis dy vendeve, kjo pasi presidenti Zelensky ka përjashtuar çdo mundësi marrëveshjeje me Putinin.

Putin tha muajin e kaluar se Rusia do t'i jepte fund luftës në Ukrainë vetëm nëse Kievi pranonte të hiqte ambiciet e tij për NATO-n dhe të dorëzonte tërësinë e katër provincave të pretenduara nga Moska, kërkesa që Kievi refuzohej me shpejtësi si dorëzim./Përshtati “Pamfleti” nga “SkyNews”

Lini një Përgjigje