TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Korrik 2024, 10:23

Sulmi mafioz trondit Italinë në orët e para të mëngjesit, makinat qëllohen me armë dhe u vihet flaka në mes të autostradës në Brindisi

Shkruar nga Pamfleti
Sulmi mafioz trondit Italinë në orët e para të
Sulm i armatosur në Brindisi

Një sulm i armatosur tronditi këtë mëngjes zonën e Brindisit në Itali.

Persona të paidentifikuar kanë grabitur dy makina në blinduar midis San Pietro Vernotico dhe Torchiarolo dhe iu vu flaka në mes të autostradës, ndërkohë që raportohet edhe për të shtëna me armë zjarri.

Aksi rrugor u bllokua dhe zona u mbulua nga shtëllunga të mëdha tymi, raporton Il Messaggero.

Për pasojë, u krijua trafik i rënduar, ndërkohë që në vendngjarje mbërritën forcat e policët dhe zjarrfikësit.

sulm i armatosur brindisi

Lini një Përgjigje