TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Shtator 2025, 15:38

“Putin duhet ndalur”, paralajmëron ish-zëvendës presidenti amerikan: Pas Ukrainës, radha e NATO-s!

Shkruar nga Pamfleti
“Putin duhet ndalur”, paralajmëron ish-zëvendës
Mike Pence

Ish- zëvendës presidenti amerikan Mike Pence ka paralajmëruar se Rusia do të inkurajohet të zgjerojë operacionet e saj ushtarake në territorin e NATO-s nëse fiton në Ukrainë.

“Nuk kam dyshim se nëse Vladimir Putin fiton në Ukrainë do të jetë çështje kohe para se të kalojë në territorin e vendeve të NATO-s dhe vendit im dhe vendeve të tjera do të na duhet të përballemi me të ushtarakisht”, ka deklaruar Pence.

Në një intervistë për BBC, ish-numri dy i Shtëpisë së Bardhë gjatë mandatit të parë të Trump ka vlerësuar nismën e palës evropiane në formulimin e garancive të sigurisë për Ukrainën.

“Jam inkurajuar këtë javë nga lidershipi i një prej aleatëve tanë në Evropë, se formulimi i garancive të sigurisë do të krijonte kushtet për një paqe të drejtë dhe afatgjatë. Mendoj se SHBA e kanë të qartë, kjo administratë e ka të qartë se do të ketë një prapambetje pa vendosjen e aleatëve në vijën e frontit”, ka thënë Pence.

Në këto kushte, ka vijuar ai, nuk është çudi që Vladimir Putin të frikësojë fqinjin e tij me deklarata kërcënuese ndaj trupave të tyre.

“Ai ka thënë se trupat evropiane në Ukrainë do të jenë një objektiv legjitim. Mua kjo më thotë se përpjekjet e aleatëve të bërë së bashku, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, kanë kapur vëmendjen e Putin dhe mund të jenë rruga e vetme drejt një paqeje të qëndrueshme”, ka shtuar Pence.

Lini një Përgjigje