
Një kamera ka filmuar momentin e shembjes së një ndërtese apartamentesh në qytetin Gebze, në provincën Kocaeli në Turqi.
Sipas mediave, kjo është një video e kamerës së sigurisë dhe tregon shembjen e ndërtesës që ndodhi në orën 6:57 të mëngjesit në lagjen Mevlana.
Më parë, ekipet e shpëtimit kishin nxjerrë të vdekur dy fëmijë të mitur, ndërsa pak më vonë, ekipet arritën të nxirrnin gjallë një vajzë 18-vjeçare.
Autoritetet vlerësojnë se një familje me pesë anëtarë ndodhej në ndërtesë në kohën e shembjes.
Fillimisht, mediat lokale raportuan se bëhej fjalë për një ndërtesë gjashtë-katëshe, por më vonë u sqarua se bëhej fjalë për një ndërtesë apartamentesh shtatë-katëshe.
???? SONDAKİKA | Kocaeli Gebze’de 7 katlı binanın çökme anı… pic.twitter.com/0pd0vIn4RJ
— İhsan YALÇIN (@ihsanyalcinTR) October 29, 2025
Lini një Përgjigje