TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Prill 2023, 13:56

Polonia sekuestroi shkollën ruse për fëmijët e diplomatëve, Moska: Veprim i paligjshëm!

Shkruar nga Pamfleti
Polonia sekuestroi shkollën ruse për fëmijët e

Autoritetet polake kanë njoftuar sot se kanë sekuestruar një ndërtesë të shkollës së mesme pranë ambasadës së Moskës në Varshavë, e destinuar për fëmijët e diplomatëve.

Ky veprim u quajt i paligjshëm nga përfaqësuesit e Rusisë në Poloni.

Të shtunën u bë e ditur se Rusia do të bëjë një protestë zyrtare diplomatike lidhur me këtë veprim.

Përplasje për ndërtesën shumëkatëshe të viteve 70’, e quajtur “foleja e spiunëve” nga qytetarët e Varshavës vijon prej një viti.

“Kjo ndërtesë i përket bashkisë së Varshavës,” i tha AFP-së zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme polake, Lukasz Jasina.

Polonia thotë se ka një pabarazi të madhe në numrin e ndërtesave diplomatike që shtetet kishin te njëra-tjetra.

“Ky është një akt i paligjshëm. Një ndërhyrje në një objekt diplomatik,” tha i dërguari i Moskës, Sergei Andreyev, për agjencinë e lajmeve RIA Novosti.

Andrejev tha se kjo ishte një “shkelje e konventës së marrëdhënieve diplomatike të Vjenës. Ne e konsiderojmë shkollën nga ambasada si pjesë e misionit tonë diplomatik”, tha ai, duke thënë se mësuesit dhe stafi jetojnë në territorin e asaj ndërtese.

Andreyev shtoi se shkolla do të vazhdojë të punojë në një pjesë të ndryshme të ambienteve të ambasadës ruse.

“Prioriteti ynë është të garantojmë sigurinë dhe interesat e punonjësve tanë dhe familjeve të tyre”, përfundoi ai.

 

polonia moska

Lini një Përgjigje