TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Korrik 2023, 17:22

Politikanët amerikanë të shqetësuar për dërgimin e municioneve thërrmuese në Ukrainë: Biden të rishikojë vendimin

Shkruar nga Pamfleti

Politikanët amerikanë të shqetësuar për dërgimin e

Të gjithë kundër Uashingtonit, pas aleatëve edhe anëtarët e partisë së Biden nuk mbështesin dërgimin e municioneve thërrmuese në Ukrainë.

Vendimi i Biden për të dërguar municionet thërrmuese në Ukraine solli një valë të madhe reagimesh nga aleatët, për të cilat Uashingtoni duket se nuk u shqetësua. Ndërkohë tani disa politikanë brenda partisë së Joe Biden kanë nisur të shfaqin pakënaqësi lidhur me vendimin e Presidentit.

Senatori demokrat amerikan Tim Kaine dhe përfaqësuesja Barbara Lee kanë folur sot pasi Joe Biden ra dakord të dërgonte armët në Kiev.

Kaine u shpreh se ishte shumë i shqetësuar asi kjo mund të frymëzonte vendet e tjera që të anashkalonin një konventë ndërkombëtare që ndalonte municionet.

"Kjo mund t'u japë një dritë jeshile kombeve të tjera për të bërë diçka ndryshe gjithashtu. Ata nuk do t'i përdorin këto municione kundër civilëve rusë," tha ai për Fox News.

Megjithatë, ai pranoi se Biden është përballur me rreziqet. Ndërsa Lee u shpreh se Biden duhet të rishqyrtojë vendimin e tij.

"Bombat thërrmuese nuk duhet të përdoren kurrë. Kjo është një kalim kufirit”, tha ajo duke paralajmëruar se SHBA rrezikon të humbasë udhëheqjen e saj morale.

Shtëpia e Bardhë ka mbrojtur vendimin dhe ka thënë se është i nevojshëm për përpjekjet kundërsulmuese të Ukrainës.

municione therrmuese politikanet

Lini një Përgjigje