Kryeministri hungarez, Viktor Orban e sheh me skepticizëm dërgimin e armëve në Ukrainë, teksa ka shprehur shqetësimin e tij se disa nga vendet e BE-së mund të dërgojnë trupat e tyre në Kiev.
Ai u shpreh se "e gjithë Evropa po rrëshqet në një luftë hap pas hapi" pasi vendet e BE-së po dërgojnë tanke në Ukrainë dhe po kërkojnë ta furnizojnë atë me avionë luftarakë.
“Nëse gjërat vazhdojnë në këtë mënyrë, do të ketë nga ata që mund të duan të dërgojnë trupa në Ukrainë”, tha ai në hapjen e sesionit pranveror të parlamentit hungarez.
Ai theksoi se qeveria e tij insiston në zgjidhjen e konfliktit të Ukrainës me mjete paqësore dhe u bëri thirrje ligjvënësve që të mbrojnë këtë pozicion.
“Ata duan të na tërheqin në këtë luftë, por unë ju bëj thirrje që të mos dorëzoheni para provokimeve. Ne kemi nevojë për një armëpushim, kemi nevojë për bisedime paqeje. Kjo është arsyeja pse Hungaria këmbëngul për paqen në të gjitha forumet ndërkombëtare," tha ai, duke shtuar se për këto arsye Hungaria mbështet planin e paqes të Kinës për Ukrainën.
Ai përsëriti se vazhdon të jetë kundër sanksioneve anti-ruse të Bashkimit Evropian, veçanërisht në sektorin e energjisë. Ai kujtoi se kufizimet në furnizimin me karburant kishin provokuar një rritje dramatike të çmimeve dhe shpenzimet e Hungarisë për burimet e energjisë ishin rritur me dhjetë miliardë euro në vitin 2022.
“Brukseli i ka marrë këto para nga xhepat e hungarezëve me përdorimin e sanksioneve”, shtoi ai.
Lini një Përgjigje