TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Maj 2024, 17:08

Pas Robert Ficos rritet frika për sulm tjetër, gazetari në Belgjikë thirrje për të qëlluar kryeministrin

Shkruar nga Pamfleti

Pas Robert Ficos rritet frika për sulm tjetër, gazetari në
Pas atentatit ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico, edhe në Belgjikë ka pasur thirrje për të qëlluar mbi kreun e ekzekutivit.

Kryeministri i Belgjikës, Alexandre de Croix, duket se ka marrë masa për kundërsulm kur iu tha nga stafi i tij se një producent lokal i radios supozohej se u kishte kërkuar dëgjuesve që ta qëllonin.

Politico raporton se kryeministri Alexander de Croix ka ngritur një padi kundër një gazetari lokal, i cili gjatë një emisioni radiofonik u ka kërkuar dëgjuesve që të qëllojnë mbi shefin e qeverisë.

Siç raportohet drejtuesi i radios së stacionit lokal Wagerem1 nuk ngurroi të thoshte gjatë transmetimit të tij për të qëlluar kryeministrin belg:

“Për të gjithë ata që po mendojnë të qëllojnë Alexander de Cro, por nuk guxojnë për shkak të sigurisë që ka ky djalë. E shihni se është e mundur të qëlloni një kryeministër. Kështu që unë do të thoja: Vazhdoni!”.

Në një postim në rrjete sociale, Barde Leitz, drejtor i komunikimit për zyrën e kryeministrit, tha se ky gazetar në veçanti u bëri thirrje dëgjuesve të hapnin zjarr pavarësisht nga siguria përreth kryeministrit të Belgjikës”.

Ai shtoi se fjalët e gazetarit janë thënë pak orë pas atentatit ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico, ngjarje të cilën ai e komentoi në transmetim live.

“Thirrja për dhunë është e dënueshme. Ankesa është dorëzuar në policinë e Varegem. Kryeministri po vazhdon fushatën e tij normalisht”, tha zëdhënësi i tij.

Nga ana tjetër, gazetari u përpoq të justifikohej se ishte keqkuptuar, duke treguar se atë që u dëgjua në emisionin e tij rreth 3 javë para zgjedhjeve federale të 9 qershorit, e tha me shaka.

belgjike gazetari

Lini një Përgjigje