TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Maj 2024, 12:22

Mitsotakis kërcënon Maqedoninë e Veriut: Nëse nuk respektoni marrëveshjen e Prespës, do i'u mbyllim rrugën drejt BE-së

Shkruar nga Pamfleti

Mitsotakis kërcënon Maqedoninë e Veriut: Nëse nuk respektoni

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka kërcënuar Maqedoninë e Veriut, teksa shprehet se nëse nuk respektojnë Marrëveshjen e Prespës, rruga drejt BE-së do të mbyllet. Sipas tij, Greqia ka aftësinë të ndikojë në zhvillet evropiane në tërësi.

“Ne kemi aftësinë të ndikojmë në zhvillimet evropiane në tërësi”, u shpreh Mitsotakis në një takim në kuadër të turit të tij në prag të zgjedhjeve evropiane.

“Ne nuk e mbështetëm marrëveshjen e Prespës, por thamë që pasi të votohet do ta respektojmë dhe kështu bëmë. Nëse disa besojnë se mund ta shpërfillin marrëveshjen, dijeni se rruga e tyre drejt Evropës do të mbetet e mbyllur dhe memorandumet që duhet të ratifikohen nuk do të ratifikohen derisa të përmbushen plotësisht”, tha kryeministri grek.

Kujtojmë se, pas deklaratës së ministrit të Jashtëm grek, kryeministri i sapozgjedhur i Maqedonisë së Veriu Mickoski i bëri thirrje Greqisë që të ndalojë sulmet ndaj vendit të tij dhe nëse ka ndonjë problem të shkojë në gjykatën e Hagës.

“Nëse ata mendojnë se ne e kemi shkelur Marrëveshjen e Prespës, le të shkojnë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Ata mund të fillojnë një proces dhe aty do të shohim argumentet e njërës palë dhe tjetrës. Do të doja të shkoja atje.

Çështja e emërtimit të Maqedonisë së veriut ka rikthyer krizën mes dy vendeve, që prej disa kohësh ishte tejkaluar. Ministri grek i punëve të jashtme ka thënë se një nga parakushtet për promovimin e procesit evropian është respektimi i Marrëveshjes së Prespës nga Maqedonia e Veriut”, u shpreh si.

 

Lini një Përgjigje