
Tre vëllezërit që dyshohet se shkaktuan masakrën në Greqi me 2 të vdekur dhe disa të plagosur janë arrestuar nga policia e Kretës. At janë të moshave 27, 29 dhe 19 vjeç.
Të tre kishin kontaktuar më parë autoritetet dhe i kishin njoftuar për vendndodhjen e tyre. Forcat e policisë shkuan menjëherë atje dhe i gjetën. Më pas u arrestuan dhe u transferuan në ndërtesën e policisë.
Sipas informacioneve, tre vëllezërit ndodheshin në një zonë të Heraklionit dhe avokatja që i përfaqësonte ata kontaktoi policinë dhe tha se qëllimi i klientëve të saj ishte të dorëzoheshin menjëherë.
Sipas asaj që u raportua nga ERT, oficerët e policisë gjetën një hotel në Messara ku dyshohet se fshihej njëri nga tre të kërkuarit. Oficerët e policisë vazhduan me arrestimin e pronarëve të hotelit, baba dhe një bir. Disa minuta pas orës 18:00, tre vëllezërit u dorëzuan.
Dëshmitë treguan se tre vëllezërit ishin larguar nga fshati të armatosur pas përplasjes së përgjakshme në Vorizia, dhe për këtë arsye policia po kërkon edhe armët.
Lini një Përgjigje