TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Dhjetor 2024, 13:06

Panik në Paris! Zjarr në Kullën Eifel, evakuohen 1200 persona

Shkruar nga Pamfleti

Panik në Paris! Zjarr në Kullën Eifel, evakuohen 1200 persona

Një zjarr i papritur shpërtheu në boshtin e ashensorit të Kullës Eifel, midis katit të parë dhe të dytë të monumentit simbol të Parisit. 

Sipas burimeve policore, flakët filluan në këtë pjesë të kullës dhe për fat të mirë, nuk ka pasur të lënduar. Zjarrfikësit e Parisit reaguan menjëherë pas raportimit të zjarrit dhe arritën të shuanin flakët për një periudhë të shkurtër kohore.

Për shkak të rrezikut të mundshëm, autoritetet vendosën të evakuojnë menjëherë vizitorët dhe punonjësit që ndodheshin në kullë. Rreth 1200 persona u evakuuan nga policia dhe shërbimi i emergjencës, duke siguruar që ata të ishin larg rrezikut.

Pas ngjarjes, Kulla Eifel u mbyll për një periudhë të shkurtër, ndërsa autoritetet filluan hetimet për të zbuluar shkakun e këtij zjarri. 

Lini një Përgjigje