TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Gusht 2024, 18:16

Panik në Francë, alarm për bombë shumë pranë stadiumit të Lojërave Olimpike

Shkruar nga Pamfleti

Panik në Francë, alarm për bombë shumë pranë

Një alarm për bombë është regjistruar sot në lagjen Saint-Denis të Parisit.

Në zonën përreth stacionit të trenit Saint-Denis – Porte de Paris, jo shumë larg stadiumit Stade de France, ku prej dje po zhvillohen garat e atletikës për Lojërat Olimpike, aktualisht gjithçka është e rrethuar.

Alarmi u krijua pasi u zbulua një objekt i dyshimtë. Sipas informacioneve, policia është në pritje të “Skuadrës së Bombave”, e specializuar për raste të tilla.

Stadiumi aty pranë, ku u zhvilluan në mëngjes disa disiplina të atletikës ishte bosh në momentin e alarmit të bombës.

Seanca e parë e ditës përfundoi rreth orës 13:00, seanca e dytë e pasdites fillon në orën 17:40.

Kontrollet e sigurisë në hyrjet e stadiumit janë forcuar menjëherë disa herë në krahasim me mëngjesin.

Për shkak të rrezikut të shtuar gjatë Lojërave Olimpike Verore, masat e sigurisë në kryeqytetin francez janë rritur në maksimum dhe autoritetet janë në gatishmëri gjatë gjithë kohës.

Lini një Përgjigje