
Lideri i Hamasir, Ismail Haniyeh u vra pak ditë më parë teksa po qëndronte në një rezidencë në Teharan, pasi kishte marrë pjesë në betimin e presidentit të ri të Iranit.
Mediat kanë zbuluar fjalët e fundit të Haniyeh, të thëna në publik, pak para se ai të vritej.
Duke folur me liderin suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei, ai citoi një varg kuranor për jetën, vdekjen, pavdekësinë dhe qëndrueshmërinë.
“Është Allahu që jep jetë dhe shkakton vdekje dhe Allahu është i gjithëdijshëm për të gjitha veprimet…Nëse një udhëheqës largohet, një tjetër do të dalë”, tha Haniyeh në arabisht.
Lini një Përgjigje