
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova është shprehur se Perëndimi nuk po fsheh më faktin se është ajo që po planifikon kundërofensivë e Ukrainës. Duke shtuar se kjo vërteton përfshirje direkte të Perëndimit në konflikt, pavarësisht mohimeve që bëheshin disa javë më parë.
"Perëndimi shprehet hapur se do të bëjë gjithçka që është e mundur që kundërsulmja e forcave të armatosura ukrainase, e planifikuar për të ardhmen e afërt, të jetë e suksesshme. Kjo do të thotë, siç mund ta imagjinoni, ata as nuk e fshehin se janë pas gjithë këtij planifikimi ushtarak, jo vetëm orientimi taktik, për të cilin kemi folur vazhdimisht, por edhe dispozita e vazhdueshme [e forcave] sipas planit të tyre strategjik”, tha ajo në një konferencë këtë të enjte.
Zakharova theksoi gjithashtu se përfaqësuesit e vendeve perëndimore, duke kërkuar hapur që pala ruse të pësojë humbjet maksimale të mundshme, po konfirmojnë edhe një herë me zë të lartë përfshirjen e tyre të drejtpërdrejtë në konflikt.
Të martën, New York Times, duke cituar dokumente të klasifikuara të Pentagonit dhe të inteligjencës amerikane që u shfaqën në internet, raportoi se forcat e armatosura të Ukrainës planifikonin të nisnin një kundërofensivë në jug muajin e ardhshëm. Sipas gazetës, deri në fund të prillit, Ukraina pritet të ketë përgatitur 12 brigada luftarake me një komplement prej 4000 ushtarakësh secila.
Lini një Përgjigje