
Netanyahu duhet të shkojë. Ai nuk është një lider i besueshëm.
Ish Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton i ka dhënë një ‘shuplakë’ të fortë kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu lidhur me mënyrën sesi ai po përballon krizën në Gaza.
Ish-kandidatja presidenciale dhe ish-zonja e parë, Clinton në një intervistë televizive për kanalin amerikan “MSNBC”, tha se Netanyahu ishte fajtori për anashkalimet që çuan në sulmin e Hamasit më 7 tetor.
Ajo deklaroi se Netanyahu nuk është një udhëheqës i besueshëm dhe se për këtë arsye duhet të largohet nga drejtimi i Izraelit. Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton me deklaratat e saj, ka shtuar presionin ndaj Netanyahut.
Veprimet e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu po përballen me një kontroll në rritje, me pretendimet se ai po bllokon qëllimisht bisedimet e paqes në konflikt.
“Netanyahu duhet të shkojë. Ai nuk është një lider i besueshëm. Sulmi ka ndodhur në kohën e tij. Ai duhet të shkojë, dhe nëse është pengesë për një armëpushim, nëse është pengesë për të eksploruar atë që do të bëhet të nesërmen, ai absolutisht duhet të shkojë", deklaroi Clinton.
Kujtojmë që Netanyahu refuzoi se një marrëveshje me Hamasin të negociuar nga SHBA, Katari dhe Egjipti, me pretendimin se nuk pranon kushte nga terroristët e Hamasit. Ky refuzim, ka nxitur një reagim të madh ndërkombëtarë, me SHBA-në e cila ndodhet në një front sulmesh për mbështetjen e dhënë ndaj Izraelit i cili tani po refuzon t’i bindet.
Gjithashtu kujtojmë se më shumë se 27,708 palestinezë janë vrarë dhe mbi 67,000 janë plagosur nga sulmet izraelite, sipas shifrave zyrtare nga ministria e shëndetësisë e enklavës e drejtuar nga Hamasi, që kur Hamasi vrau rreth 1,140 njerëz më 7 tetor. Shifrat e larat të civilëve të vrarë, kanë ngritur shumicën e botës kundër veprimeve të Netanyahut./Pamfleti
Lini një Përgjigje