TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Shtator 2025, 16:17

Njohja e Palestinës, 25 kongresmenë Republikanë në SHBA kundërshtojnë: Shpërblim për terrorizmin!

Shkruar nga Pamfleti

Njohja e Palestinës, 25 kongresmenë Republikanë në SHBA

Një grup prej 25 kongresmenësh republikanë amrikanë kanë kërcënuar me masa ndëshkuese ndaj Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë dhe Australisë, nëse katër vendet do të njohin Palestinës gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila hapet nesër në Nju Jork.

“Njohja e Palestinës është shpërblim për terrorizmin”, thuhet në letrën e nënshkruar nga Kryetarja republikane e Dhomës së Përfaqësuesve, Elise Stefanik, dhe Senatori Rick Scott.

Gjithashtu, kongresmenët theksojnë se njohja “përmbys perspektivat për paqe” dhe “forcon dhunën e Hamasit”, duke kujtuar pengjet izraelite që mbahen ende dhe sulmin e 7 tetorit 2023.

Sipas nënshkruesve, një veprim i tillë legjitimon një shtet terroris  dhe rrezikon sigurinë e vendeve të përfshira. Edhe kryeministri izraelit e kundërshtoi njohjen e shtetit palestinez.

“Krijimi i një shteti palestinez do të rrezikonte mbijetesën e Izraelit. Do të na duhet të luftojmë, si në OKB ashtu edhe në të gjitha forumet e tjera, kundër propagandës së rreme që na drejtohet dhe kundër thirrjeve për një shtet palestinez, të cilat do të vinin në rrezik ekzistencën tonë dhe do të përfaqësonin një shpërblim absurd për terrorizmin. Bashkësia ndërkombëtare do ta dëgjojë zërin tonë për këtë çështje në ditët në vijim”, tha Benjamin Netanyahu.

“Pas Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, do të takohem me mikun tim, Presidentin Trump. Do të jetë hera e katërt që takohem me të që nga fillimi i mandatit të tij të dytë, më shumë se çdo udhëheqës tjetër botëror. Dhe kemi shumë për të diskutuar”, shtoi ai.

 

Lini një Përgjigje