
Prodhuesi evropian i Coca Cola në Belgjikë ka njoftuar një tërheqje masiv të produkteve në Evropë për shkak të përmbajtjes tepër të lartë të klorit.
Vendimi prek kanaçet dhe shishet prej qelqi të Coca-Cola, Sprite, Fanta, Fuze Tea, Minute Maid, Nalu, Royal Bliss dhe Tropico, në Belgjikë, Holandë, Britani të Madhe, Gjermani, Francë dhe Luksemburg. "Ne nuk kemi një shifër të saktë, por është e qartë se kjo është një sasi e konsiderueshme", i tha AFP Coca-Cola Europacific Partners Belgium. Këto produkte mbajnë "një kod prodhimi që varion nga 328 GE deri në 338 GE".
"Shumica e prodhimeve të prekura dhe të pashtruara janë hequr tashmë nga raftet e dyqaneve dhe ne po vazhdojmë të ndërmarrim hapa për të tërhequr të gjitha prodhimet e mbetura nga tregu," i tha kompania AFP-së, e cila është "në kontakt me autoritetet përkatëse në secilin nga tregjet e prekura." Kompania kërkon nga qytetarët të mos konsumojë produktet në fjalë, por t'i kthejë ato në pikën e shitjes për një rimbursim. "Në vendin tonë të prodhimit në Gand, ne po kryejmë teste si pjesë e procedurave tona të kontrollit dhe përputhjes rregullatore. Këto teste zbuluan nivele të larta të kloratit", shpjegoi kompania.
Por pyetja që ngrihet është, në Shqipëri çfarë po ndodh? Jo vetëm, që kurrë nuk ka pasur tërheqje malli, por ka pasur akuza se produktet e skaduara janë futur në treg. Pak kohë më parë, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar një seri shkeljesh serioze gjatë procesit të asgjësimit të tonelatave me pije të skaduara nga subjekti “Coca-Cola”, duke ngritur shqetësime për mungesën e transparencës dhe zbatimit të ligjit.
Lini një Përgjigje