TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Janar 2025, 16:45

Nuk ndalen protestat në Serbi, studentët fusin në kolaps Beogradin; bllokojnë rrugët për 24 orë! (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ndalen protestat në Serbi, studentët fusin në kolaps

Me këtë veprim ata kërkojnë plotësimin e të gjitha kërkesave që kanë të bëjnë me rënien e tendës në Novi Sad, gjatë së cilës kanë vdekur 15 persona dhe dy u plagosën rëndë.

Në Serbi protestat dhe mosbindja e studentëve duket se nuk do të ndalet. Edhe ditën e sotme studentët kanë bllokuar autostradën kryesore në Beograd që nga ora 10 e paradites dhe janë zotuar ta mbajnë të bllokuar për 24 orë.

Me këtë veprim ata kërkojnë plotësimin e të gjitha kërkesave që kanë të bëjnë me rënien e tendës në Novi Sad, gjatë së cilës kanë vdekur 15 persona dhe dy u plagosën rëndë.

Nuk ndalen protestat në Serbi, studentët fusin në kolaps

Qarkullimi në autostradë është bllokuar me sloganin “Nën (Auto)komandën tonë”, fillimishtstudentët  janë grumbulluar në disa vende, nga ku më pas janë shpërndarë në drejtime të ndryshme drejt pikave kyçe të qytetit.

Nuk ndalen protestat në Serbi, studentët fusin në kolaps

Ata ftuan qytetarët t'i bashkohen dhe deklaruan se turnet do të zgjasin nga katër orë, teksa kanë ngritur tenda për të kaluar natën.

Nuk ndalen protestat në Serbi, studentët fusin në kolaps

Në bllokadë janë edhe çiklistë dhe traktoristë të cilët kanë ardhur për të mbështetur studentët. Traktorët po bëjnë xhiro në autostradë dhe mes dy traktorëve është vendosur një pankartë “Pa studentë dhe fshatarë nuk ka këngë e marsh”.

Nuk ndalen protestat në Serbi, studentët fusin në kolaps

Kuzhinierët janë bërë pjesë e protestës dhe po merren me përgatitjen e ushqimeve për studentët. Përpara Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, ku vendosën tavolina me ushqime për pjesëmarrësit në protestë, si dhe kafe, çaj, ujë, lëngje dhe fruta.

Nuk ndalen protestat në Serbi, studentët fusin në kolaps

Kërkesat e studentëve: 

1. Publikimi i dokumentacionit të plotë për rikonstruksionin e stacionit hekurudhor në Novi Sad, i cili aktualisht fshihet ilegalisht, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për rindërtim të objektit publik dhe se këto dokumente duhet të jenë publike.

2. Pushimi i akuzave ndaj të arrestuarve dhe të ndaluarve në protesta.

3. Parashtrimi i kallëzimit penal nga MPB-ja në Prokurorinë Publike kompetente në Beograd kundër personave që kanë sulmuar fizikisht studentët dhe profesorët, të cilët janë të njohur për opinionin sipas raportimeve të mediave si: Milija Koldžić, Aleksandar Jokiç, Dushan Kostić, Milena Aleksiç dhe Ivan Stanishiç dhe të tjerë që nuk janë të njohur për publikun.

4. Konfirmimi i menjëhershëm i identitetit të personave të lartpërmendur dhe procedimi i mëtejshëm penal i tyre nga institucionet kompetente. Nëse konstatohet se disa nga këta persona janë në poste publike, studentët kërkojnë shkarkimin e tyre.

5. Rritja me 20 për qind e ndarjes së fondeve për fakultetet shtetërore.

Lini një Përgjigje