TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Nëntor 2025, 08:30

Ngatërroi adresën e shtëpisë që do të pastronte, vritet me armë zjarri punonjësja në SHBA

Shkruar nga Pamfleti
Ngatërroi adresën e shtëpisë që do të pastronte,
Maria Florinda Rios Perez 

Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Indian SHBA ku një pastruese shtëpie nga Guatemala, humbi jetën tragjikisht në Indiana, pasi mbërriti në shtëpinë e gabuar për të pastruar.

Maria Florinda Rios Perez u qëllua për vdekje nga një pronar shtëpie, ndërsa bashkëshorti i saj po qëndronte afër në momentin e incidentit. Policia njoftoi se ata u thirrën në një adresë të gabuar pak para orës 7:00 të mëngjesit, pasi një raport i mundshëm për një grabitje.

Sipas hetimeve paraprake, Rios Perez dhe bashkëshorti i saj, Mauricio Velazquez, nuk kishin hyrë në shtëpi dhe ishin gjetur të shtrirë në verandë, kur një plumb i qëlluar nga brenda goditën Rios Perez, duke e lënë atë të vdekur në vend.

Zyrtarët e policisë janë duke shqyrtuar mundësinë për ngritjen e akuzave ndaj pronarit të shtëpisë, i cili dyshohet se qëlloi për vdekje pastruesen.

Çështja është ende nën hetim nga Zyrat e Prokurorit të Qarkut Boone, i cili ka paralajmëruar se është një “rast kompleks” që mund të kërkojë kohë për të përcaktuar përgjegjësinë ligjore.

Mauricio Velazquez, bashkëshorti i Rios Perez, ka kërkuar drejtësi për gruan e tij të vdekur.

Ai i tha CBS Neës se plumbi që e mori jetën gruas së tij ka hyrë nga dera e shtëpisë, duke krijuar një tragjedi të pabesueshme. Velazquez tha se në vend të veprimit me armë, duhej të ishte njoftuar policia për të trajtuar situatën më paqësisht.

 

 

shba

Lini një Përgjigje