TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Shtator 2025, 13:48

Netanyahu viktimizohet para Rubios: Jam i kërcënuar nga dhuna politike, si Charlie Kirk 

Shkruar nga Pamfleti
Netanyahu viktimizohet para Rubios: Jam i kërcënuar nga dhuna
Marco Rubio dhe Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u takua me Sekretarin Amerikan tëShtetit Marco Rubio.

Gjatë konferencës të përbahskët, Netanyahu u shpreh se ndihet i kërcënuar nga dhuna politike.

Kjo deklaratë erdhi kur iu kërkuar të komentonte vrasjen e aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk. Sipas tij, Izraeli po vuan nga dhuna e jashtëzakonshme nga kundërshtarët politikë, tha Netanyahu. 

Duke i quajtur kundërshtarët e tij një "kërcënim për demokracinë", kryeministri izraelit deklaroi se edhe ai ishte nën kërcënim. 

Rubio, nga ana e tij, tha se vrasja e Kirkut ishte si "një vdekje në familje", duke vënë në dukje se ai ishte një mik personal i shumë anëtarëve të administratës Trump.

Rubio në këtë takim përsëriti mbështetjen e plotë të SHBA-së për veprimet e Izraelit dhe bëri thirrje për kthimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve, duke theksuar se Hamasi duhet të "eliminohet" si një organizatë e armatosur. 

"Çdo peng duhet të kthehet menjëherë dhe Hamasi duhet të neutralizohet", tha ai.

 

lufta izrael-hamas marco rubio benjamin netanyahu

Lini një Përgjigje