TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Shkurt 2025, 08:33

Musk ofertë 97.4 mld dollarë për OpenAI, Altman e injoron: Jo faleminderit, mund t'ju blejmë Twitter nëse do

Shkruar nga Pamfleti
Musk ofertë 97.4 mld dollarë për OpenAI, Altman e injoron: Jo
Elon Musk dhe Sam Altman

Një grup investitorësh të udhëhequr nga Elon Musk ka paraqitur një ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për të blerë organizatën jofitimprurëse që kontrollon OpenAI (Inteligjencën Artificiale), raportojnë mediat e huaja.

Propozimi përshkallëzon mosmarrëveshjen e gjatë mbi kontrollin e kompanisë midis Musk dhe shefit të OpenAI, Sam Altman.

Grupi përfshin Vy Capital, Xai, kompania e inteligjencës artificiale të Musk si dhe agjenti i famshëm i Hollivudit Ari Emanuel dhe investitorë të tjerë,  të cilët kërkuan të mbeten anonimë pasi negociatat janë në vazhdim, shkruan Wall Street Journal.

OpenAI nuk pranoi të komentojë mbi këtë çështje. Sipas një personi të njohur me qëndrimin e kompanisë, OpenAI nuk e ka marrë ende zyrtarisht propozimin, por Sam Altman u përgjigj me postim.

"Jo faleminderit, por ne mund të blejmë Twitter për 9.74 miliardë dollarë nëse dëshironi," tha Altman për X.

sam altman elon musk 

Lini një Përgjigje