TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Dhjetor 2025, 07:50

Moti i keq 'pushton' Greqinë/ Shtëpi të përmbytura e njerëz të bllokuar në disa zona, mbyllet autostrada Athinë-Korint (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq 'pushton' Greqinë/ Shtëpi të përmbytura

Greqia është përfshirë nga moti i keq, i cili ka krijuar problematika në shumë zona.

Qytete të ndryshme janë përballur me përmbytje masive si pasojë e goditjes nga stuhia dhe rrebesheve të shiut. Shtëpi të përmbytura, njerëz të bllokuar janë pamjet që shfaqen nga Greqia orët e fundit.

Rrugët janë kthyer në lumenj, ndërsa disa fshatra janë në gjendje kaotike, me baltë, gurë e mbeturina të grumbulluar nga reshjet e dendura të shiut.

Ekipet zjarrfikëse, ekipet e emergjencës janë vendosur në gatishmëri për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve.

 

Lini një Përgjigje