TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Gusht 2023, 12:39

Misteri i vdekjes së Prigozhin, merret në pyetje inxhinieri që bëri ndërhyrje në avion para fluturimit    

Shkruar nga Pamfleti

Misteri i vdekjes së Prigozhin, merret në pyetje inxhinieri që

Autoritetet ruse morën në pyetje një inxhinier i cili kreu riparime të minutës së fundit në avionin me të cilin besohet se u rrëzua dhe vdiq të mërkurën shefi i grupit Vvagner Yevgeny Prigozhin. Lajmi u publikua nga Gazeta britanike “Metro”.

Sipas saj, në një postim në Telegram të Premten një kanal që ka lidhje me shërbimet e sigurisë, theksoi se Sergey Kitrish, 41 vjeç, kreu riparimet e fundit për të zëvendësuar pajisjet e uljes dhe ftohësin e turbos në avionin e Prigozhin.

"Menjëherë pas shpërthimit, inxhinjeri u mor nën kujdesin e shërbimeve speciale dhe u dërgua në vendin e rrëzimit," shkruajti kanali, duke shtuar se nuk dihet çfarë ka ndodhur më pas me Kitrish–si dhe dy inxhinierët e tjerë, Artur Michenkov dhe Aleksey Anshukov.

Kanali pretendon se kompania MNT Aero ka thënë për agjencinë ruse kundër korrupsionit, e cila menaxhon avionin e Prigozhin, se ai kishte kërkuar të kursenin para. Media britanike, shkruan se pas rebelimit ndaj Putinit, Prigozhin kishte marrë masa sigurie shtesë për avionin duke ndryshuar shpesh oraret dhe itineraret e fluturimeve.

Pak ditë pas rrëzimit të avionit të Yevgeny Prigozhin, Presidenti rus Vladimir Putin ka lëshuar një dekret në të cilin urdhëron ushtarët e Grupit Wagner të nënshkruajnë betimin për besnikëri ndaj Rusisë.

misteri i vdekjes së prigozhin

Lini një Përgjigje