Në një bisedë me gazetarët, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është pyetur nga një gazetar nëse e ka gjetur letrën që ia la paraardhësi Joe Biden, në zyrë.
Pasi hapi sirtarin, Trumpi gjeti zarfin brenda të cilës ishte letra ku shkruhej “47”, duke iu referuar si presidenti i 47-të.
Trump u tha gazetarëve se e hapi letrën të hënën në mbrëmje dhe po mendonte ta bënte atë publike.
Ai tha se Biden e këshilloi që të gëzonte mandatin e tij dhe theksoi rëndësinë e rolit që ai ka marrë tani si presidenti i SHBA.
"Ishte një letër shumë e bukur... thjesht një letër e vogël e tipit frymëzues. Bëj një punë të mirë. Është shumë e rëndësishme”.
Më pas Trump falënderoi gazetarin duke i thënë: Faleminderit shumë. Mund të mos e kisha parë këtë për muaj të tërë.
Lini një Përgjigje