TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Prill 2024, 07:39

Mbytet varka e emigrantëve në brigjet italiane, 9 të vdekur; mes tyre edhe fëmijë

Shkruar nga Pamfleti

Mbytet varka e emigrantëve në brigjet italiane, 9 të vdekur; mes

Nëntë persona mbetën të vdekur, mes tyre edhe një vajzë e vogël, pas përmbytjes së varkës në zonën malteze SAR, Itali. Gjashtë persona u dërguan në spital, gjendja e të cilëve është kritike ndërsa 23 të mbijetuar të tjerë u dërguan në ishullin italian Lampedusa.

Nga dëshmitë e para që policia arriti të merrte, në varkë po udhëtonin 46 emigrantë nga Guinea, Burkina Faso, Mali dhe Bregu i Fildishtë, të cilët u larguan të dielën në mbrëmje nga Sfax në Tunizi.

Një ditë më parë, një tjetër tragjedi detare u shënua në ujërat greke. Një gomone që transportonte emigrantë të paligjshëm u fundos, ku për pasojë humbën jetën tre vajza të mitura. 19 persona u shpëtuan, mes tyre tetë fëmijë, më i vogli prej të cilëve vetëm 30 ditësh.

Lini një Përgjigje