
Një vizitë e Mbretit Charles në një katedrale u shoqërua me tensione.
Charles u vu në siklet nga një protestues, i cili e pyeti për marrëdhënien e Princit Andrew me shkelësin e dënuar seksual Jeffrey Epstein.
Protestuesi e pyeti mbretin se prej sa kohësh e kishte ditur për vëllain e tij dhe Epsteinin, ndërsa e pyeti nëse i kishte kërkuar policisë të “mbulonte” veprimet e Andrew-t.
Protestuesi, i cili mund të dëgjohet qartë në videon e ngjarjes, e pyeti gjithashtu mbretin "nëse deputetët duhet të kenë të drejtë të debatojnë me mbretërit në Dhomën e Komunave?"
Mbreti Çarls nuk reagoi dhe vazhdoi bisedën dhe përshëndetjet e tij normale me turmën, e cila iu përgjigj me brohoritje dhe slogane në favor të tij, të tilla si "Zoti e ruajtë Mbretin".
Një grua nga turma i kërkoi protestueses të “largohej” dhe “të heshtte”.
Lini një Përgjigje