TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Nëntor 2025, 21:18

Manjaku që drogonte vajza me gra me koktejlin “pranvera e jetës”, burg të përjetshëm për 33-vjeçarin

Shkruar nga Pamfleti

Manjaku që drogonte vajza me gra me koktejlin “pranvera e

Një 33-vjeçar kinez është dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë në Londër për përdhunimin e të paktën shtatë grave.

Sao Zhou i përdhunoi viktimat e tij pasi i drogonte, duke u dhënë një koktej për të cilin u tha viktimave të tij se përmbante alkol dhe një përbërës kinez, por në të vërtetë ishin pilula të fuqishme droge, që i pamundësonte viktimave të tij që të kundërpërgjigjeshin, shkruan Daily Mail.

Ai e quajti koktejlin “Pranvera e Jetës”.

Përdhunimet ndodhën në apartamentin që 33-vjeçari mbante në një lagje të njohur të Londrës, ku ai organizonte takime që synonin kryesisht të ndihmonin gratë e sapoardhura në Britani nga Kina të krijonin rrjete profesionale duke krijuar njohje me biznesmenë, në të cilat numri i të ftuarve nuk i kalonte kurrë 20 persona.

Sipas aktakuzës, Zhu kishte arritur të fitonte besimin e grave që ai kishte në shënjestër, pasi ato e shihnin atë si “vëllain” e tyre. Me këtë metodë, ai arriti të shmangte marrjen e përgjigjeve negative ndaj ftesave të tij.

Pasi u jepte viktimave pijen në fjalë, autori i krimit i çonte ato në dhomën e tij të gjumit në gjendje të pavetëdijshme ku i përdhunonte.

Aktet e tij të tmerrshme u zbuluan kur një nga viktimat e tij gjeti guximin të kontaktonte autoritetet dhe të raportonte se në njërën nga festat e qershorin e kaluar, ajo humbi ndjenjat dhe u zgjua në shtratin e tij e përdhunuar, siç pretendoi ajo.

Oficerët e policisë që kontrolluan shtëpinë e tij u përballën me gjetje të papara pasi zbuluan se 33-vjeçari kishte pajisur banjën dhe dhomën e tij të gjumit me kamera, madje duke i vendosur ato në paketimin e produkteve të higjienës femërore. Në të njëjtën kohë, ata gjetën video të përdhunimeve të grave, si dhe qindra foto të grave që përdornin shkallët lëvizëse të metrosë në stacionin e Urës së Londrës, ndërsa ai i fotografonte.

Lini një Përgjigje