TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Mars 2023, 14:10

Lukashenko kërcënon Perëndimin: Do rikthejmë armët bërthamore

Shkruar nga Pamfleti

Lukashenko kërcënon Perëndimin: Do rikthejmë armët

Referendumi i mbajtur ditën e diel në Bjellorusi i ka hapur rrugë lejimit të armëve bërthamore në territorin e ish-shtetit sovjetik. Ndryshimet e reja kushtetuese lirojnë Bjellorusinë nga statusi si shtet neutral jo-bërthamor. Lëvizja sjell pasoja serioze në përhapjen e armëve bërthamore dhe me shumë të ngjarë e vendos Bjellorusinë në qendër të sulmit rus në Ukrainë.

 “Perëndimi i transferon armë bërthamore Polonisë dhe Lituanisë, pranë kufirit tonë, atëherë do i kërkoj Putinit të na rikthejë armët bërthamore që i dhamë pa kushte”, tha Lukashenko.

Referendumi gijthashtu çimenton regjimin e tij deri në 2035. Lukashenku është në pushtet që prej 1994.

Në vitet 1994 dhe 1995, ish-republikat e Bashkimit Sovjetik – Bjellorusia, Ukraina dhe Kazakistani  dorëzuan armët bërthamore në shkëmbim të garancisë për siguri kombëtare.

Sipas tyre vendimi është marrë dhe rreth orës 5 të mëngjesit pritet të niset drejt Ukrainës avioni i parë luftarak me parashutistë bjellorus.

Lufta e Tretë Botërore me zjarre bërthamore duket në horizont. Dhe ai shtoi se ka vetëm një mënyrë për të zgjidhur problemin në Ukrainë: "bisedimet pa parakushte" të cilat "duhet të fillojnë menjëherë".

Sipas presidentit bjellorus lufta e tretë botërore është në horizont dhe  ka vetëm një mënyrë për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë dhe kjo është vendosja e menjëhershme e armëpushimit

“Lufta e Tretë Botërore duket në horizont. Ka vetëm një mënyrë për të zgjidhur problemin në Ukrainë, "bisedimet pa parakushte" të cilat "duhet të fillojnë menjëherë,” tha Lukashenko.

Presidenti Bjellorusi ka propozuar një “armëpushim” të menjëhershëm sipas linjave aktuale në Ukrainë.

“Rusia dhe Ukraina e kuptojnë se “ata nuk mund të kërkojnë fitoren me çdo kusht”, tha Lukashenko.

bjellorusia ukraina arme berthamore shba

Lini një Përgjigje