
Egjipti ka konfirmuar hapjen e një kalimi për ti shkuar në ndihmë palestinezëve në Gaza.
“Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sissi dhe presidenti amerikan Joe Biden kanë rënë dakord për furnizimin e ndihmave humanitare për Rripin e Gazës përmes kalimit Rafah në mënyrë të qëndrueshme”, tha zëdhënësi i presidencës, Ahmed Fahmy në një deklaratë, por nuk specifikoi, një datë specifike.
Biden kishte njoftuar më parë se Izraeli kishte miratuar hyrjen e ndihmës në Rripin e Gazës "sa më shpejt të jetë e mundur".
Ndërkohë ushtria izraelite thotë se aktualisht po godet objektivat e Hezbollahut në Liban. Televizioni libanez Al Mayadeen kishte raportuar se sulmet ajrore kishin në shënjestër dy fshatra në jug të vendit: Kafr Shuba dhe Odaisseh.
Lini një Përgjigje