TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Shkurt 2024, 07:39

Lufta në Gaza, Izraeli përgatit planin për largimin e civilëve nga Rafah

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Gaza, Izraeli përgatit planin për largimin e

Ushtria izraelite përgatiti një plan për largimin e menjëhershëm të civilëve nga “zonat e armiqësisë” në Rripin e Gazës.

Njoftimi vjen përpara një operacioni të pritshëm tokësor izraelit në Rafah, një qytet ku shumica e popullsisë palestineze është strehuar, të cilin Netanyahu e përshkruan si “fortesën e fundit” të lëvizjes islamike Hamas.

Pavarësisht paralajmërimeve të shumta ndërkombëtare, kryeministri i Izraelit këmbëngul se sulmet do të kryhen në qytet, në kufirin e mbyllur të enklavës palestineze me Egjiptin.

"Sulmi nuk do të vonohet edhe nëse arrihet një marrëveshje e dytë e armëpushimit", u shpreh ai.

Duke nisur këtë operacion, Netanyahu u shpreh i bindur se Izraeli do të jetë disa javë larg fitores totale ndaj Hamasit.

Teksa bisedimet për një armëpushim të dytë rifilluan në Katar, dje pati bombardime të reja në Rafah, ndërsa luftimet filluan në Khan Younis.

Që nga shpërthimi i luftës më 7 tetor, Rripi i Gazës po vuan një fatkeqësi masive humanitare, me shumicën dërrmuese të popullsisë që kërcënohet nga uria, siç thekson OKB.

Rreth 300,000 njerëz në këtë zonë janë në rrezik nga uria, sipas vlerësimeve të agjencisë së Kombeve të Bashkuara.

Ndihma humanitare për civilët në Rripin e Gazës, kalimi i të cilave është subjekt i miratimit të Izraelit, mbërrin kryesisht nëpërmjet Egjiptit në Rafah. Por dërgesat në pjesën veriore të enklavës janë praktikisht të pamundura për shkak të shkatërrimit dhe luftimeve.

Lini një Përgjigje