
Kreu i forcave të sigurisë kombëtare të udhëhequra nga Hamas në Gaza është vrarë si pasojë e sulmeve ajrore izraelite.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat e Hamasit.
Sipas informacioneve, gjatë sulmeve është vrarë edhe familja e tij.
Ndërkohë bilanci i viktimave sa vjen e thellohet. Ushtria Izraelite ka publikuar një numër të ri të pengjeve të marra nga Hamasi dhe të sjellë në Gaza gjatë sulmit të 7 tetorit. Sipas publikimit janë të paktën 203 persona që janë marrë peng nga Hamasi.
Mbi 513 mijë palestinezë janë strehuar në kampet e Kombeve të Bashkuara në të gjithë Rripin e Gazës. Kjo është bërë e ditur nga UNRWA, agjencia e Kombeve të Bashkuara e dedikuar për refugjatët palestinezë.
Shëndeti i refugjatëve është në rrezik për shkak të mungesës së ujit dhe kanalizimeve të dobëta në kampet e përkohshme, duke përfshirë sëmundjet e shkaktuara nga uji dhe sëmundje të tjera, shtoi UNRWA.
Lini një Përgjigje