TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Mars 2023, 16:37

Konflikti Rusi-Ukrainë, Kremlini akuza SHBA-së: Uashingtoni po bën gjithçka për të zgjatur luftën

Shkruar nga Pamfleti

Konflikti Rusi-Ukrainë, Kremlini akuza SHBA-së: Uashingtoni po

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka akuzuar SHBA-në se po drejton konfliktin në Ukrainë. Ai shtoi se ministri i Jashtëm i Kinës nuk po bënte shaka kur tha se fajin e kishte një “dorë e padukshme që po përdor krizën e Ukrainës për t'i shërbyer axhendave të caktuara gjeopolitike”.

Sipas Peskov-it, SHBA nuk është e interesuar që lufta në Ukrainë të përfundojë dhe se po bën gjithçka që ajo të zgjasë sa më shumë.

Këtu ndoshta mund të mos pajtohemi me shokët tanë kinezë. Kjo është sigurisht një shaka. E dini cila është shakaja: kjo nuk është një dorë e padukshme, kjo është dora e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kjo është dora e Uashingtonit. Uashingtoni nuk dëshiron që kjo luftë të përfundojë. Uashingtoni dëshiron dhe po bën gjithçka për të vazhduar këtë luftë. Kjo është dora e dukshme”, u tha Peskov gazetarëve.

Ndërsa duke iu referuar planit të paqes të Kinës, Peskov tha se Moska ishte në kontakt të vazhdueshëm me Pekinin dhe ishte e natyrshme që një vend kaq "i fuqishëm dhe autoritar" të kishte një zë për problemet botërore.

Ministri i Jashtëm i Kinës, Qin Gang thotë se konflikti në Ukrainë duket se drejtohet nga një "dorë e padukshme" që shtyn për zvarritjen dhe përshkallëzimin e krizës.

 

kremlin shba ukrainë

Lini një Përgjigje