
Papa Françesku ka bërë sot thirrje që të shtohet kujdesi shëndetësor për të plagosurit në Gaza, të garantohet mbrojtja e civilëve dhe të dërgohen më shumë ndihma humanitare në Rripin e Gazës.
Në të njëjtën kohë, ai bëri thirrje për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi, raportoi Reuters. Papa Françesku ka bërë thirrje sërish për t’i dhënë fund luftimeve në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit, duke thënë se çdo qenie njerëzore ka të drejtë të jetojë në paqe.
“Lërini armët të heshtin, nuk do të sjellin kurrë paqen dhe mos u përhapni konflikti. Mjaft, mjaft vëllezër, mjaft”, tha Papa Françesku pas lutjes së sotme.
Ai vuri në dukje se çdo qenie njerëzore, qoftë i krishterë, hebre, mysliman, i çdo besimi fetar, është i shenjtë dhe i çmuar në sytë e Zotit dhe ka të drejtë të jetojë në paqe.
Lini një Përgjigje